Alarmohet Gjermania, planifikonin sulm terrorist, dy të arrestuar

Dy persona janë arrestuar nga policia gjermane, pasi dyshohet se po planifikonin një sulm terrorist. Arrestimi i tyre është bërë mbrëmjen e së mërkurës në Universitetin e qytetit gjerman të Goettingenit.
Ministria e Brendshme e Sanksonisë së Ulët tha të enjten se të arrestuarit janë një 27-vjeçar nga Algjeria dhe një 23-vjeçar nga Nigeria.
Policia nuk komentoi mbi planet e sakta terroriste të pretenduara për dy të dyshuarit, por tha se kishin qenë prej kohësh aktiv në skenën islamike.
Dy të rinjtë jetojnë prej vitesh me familjet e tyre në Göttingen.
Arrestimi i tyre u bë gjatë një operacioni masiv të policisë gjermane. Rreth 450 policë bastisën 11 banesa rreth Göttingenit dhe një shtëpi në veri të Hesse.
Shefi i policisë së Göttingenit, Uëe Lührig, tha se kishin marrë informacion për organizimin e një sulmi të mundshëm përgjatë këtyre ditëve dhe për këtë arsye kishin ndërmarrë një operacion të shpejtë policor.
Një konferencë për shtyp është parashikuar rreth pasdites së sotme për detaje të mëtejshme.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Zëvendëspresidenti merret peng nga persona të paidentifikuar

Një deputet në Ukrainë është rrëmbyer nga persona ende të panjohur. Bëhet ...