Ndryshon moti, ja cfarë parashikohet për ditën e sotme

Ndryshon moti! Sipas meterologeve, deri në mesditë, zonat jugore dhe qendrore do të dominohen nga kthjellime e vranësira kalimtare ndërsa vranësira më të dukshme do të ketë në zonat veriore-verilindore të vendit.

Pjesa e dytë e ditës do të përmirësojë më tej kushtet atmosferike duke bërë që pjesa më e madhe e territorit të dominohet nga kthjellimet, por gjatë natës do të ketë shtim të vranësirave në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë gjatë mëngjesit por mesdita nuk do të sjellë shumë ndryshim të temperaturave në vend.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi jugperëndimor dhe për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Hetimet, si u zbulua nga iPhone i vjedhur gardisti grabitës i karburanteve

Personi ne foto është Geraldo Guci, ish-efektiv i gardës së Republikës i ...