Ndeshja me Barcelonën, Thiago Silva i jep një lajm të keq PSG-së

Sport

Thiago Silva, i cili nuk luajti të premten kundër Bordeaux, do të mungojë edhe kundër Barcelona-s.

Këtë e zbulon L’Equipe, pasi qendërmbrojtësi nuk arriti të merrte pjesë në seancën e fundit stërvitore me shokët e ekipit në l’Ooredoo. Mungesa e tij mund të detyrojë trajnerin Emery të përdorë si titullar mbrojtësin e ri Presnel Kimpembe, i cili nuk ka mbushur akoma 21 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Emery ka shumë dyshime në mbrojtje. Në princip, ideja e tij është të rreshtojë Aurier dhe Kurzawa në krahë megjithëse ish-lojtari i Monaco ka probleme me shpinën.Kjo do t’i jepte mundësi Maxwell të futej në lojë që nga minuta e parë. Ndërkohë, Aurier është në avantazh ndaj Meunier pasi mbahet si një markues më i mirë i Neymar në të djathtë. Më përpara, Emery ka gjithashtu shumë dyshime. Di Maria dhe Cavani duken në rregull dhe gati për sfidën. Draxler është blerja e re dhe u zëvendësua kundër Bordeaux, por Lucas Moura ka luajtur më shumë minuta me Emery, dhe ka shumë vetëbesim. Në qendër, Rabiot, Matuidi dhe Verratti duken në rregull.

ME TE LEXUARAT