Kapen në 2016 me 28 thasë kanabis në një magazinë, ndalohen 2 persona në Gjirokastër

Kliko per me shume info

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar dy persona të cilët akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike. Personat në fjalë ishin shpallur në kërkim nga policia e qytetit një vit më parë. Policia bën me dije se janë arrestuar shtetasit Hodo dhe Taulant Veizi 47 dhe 40 vjeç.
Dy shtetasit iu gjetën 28 thasë me kanabis, të fshehur në një magazinë për rritjen e bimëve narkotike.
Njoftimi i policisë: Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër me vendim nr. 308, datë 11.11.2016, ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për shetasin Tauland Veizi, dhe me vendim nr. 309 date 11.11.2016, ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për shetasin Hodo Veizi, pasi në datën 10.03.2016 në zonën Industriale, lagja “Zinxhira”, Gjirokastër, në një magazinë të përshtatur për rritjen e bimëve narkotike, pronë e cila disponohej nga këta dy shtetas, u gjetën 28 thasë me lëndë të dyshuar narkotike si ajo e llojit Canabis Sattiva.
Materialet në ngarkim të shtetasve Hodo dhe Tauland Veizi, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike” parashikuar nga nenet 283/2 dhe 137/2 të Kodit Penal.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here