Nano për kominizmin: Unë, Zheji dhe Marku do të ishim në burg nëse sot nuk do të ishte demokraci

Aktualitet

Mustafa Nano habiti të gjithë në fjalinë e tij për komunizmin. Pas vdekjes së Dritëro Agolli, kritikat ishin të shumta në lidhje me rolin e tij gjatë komunizmit.

Për analistin Mustafa Nano komunizmi, ishte regjim, “ku askush nuk e kishte në dorë të zgjidhte, as postin e rëndësishëm, siç ishte ky i kreut të Lidhjes së Shkrimtarëve, as burgun”, dhe në këtë kontekst duhet vendosur edhe figura e Dritëro Agollit. Duke iu përgjigjur kritikave të Zhejit dhe Markut, Nano thotë për Panoramën, se:

“Ishte komunist i bindur. Por në këtë kuptim, faji ka qenë edhe i mijëra të tjerëve. Sikur regjimi komunist të kish zgjatur edhe nja dy a tri dekada të tjera, nuk do ishte çudi që kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të ishte Artur Zheji sot. Ndoshta edhe Mark Marku. Ndoshta edhe Mustafa Nano. Ashtu si nuk do të ishte çudi që të tre ne të ishim në burg, veçse në këtë rast nuk do të ishim në burg për ndonjë heroizëm. Do të ishim thjesht se regjimit do t’i tekej t’na burgoste”, shprehet Nano.

ME TE LEXUARAT