Mourinho shet tre lojtarë për ta blerë Griezmann-in

Sport

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho është i vendosur për ta blerë yllin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann.

Siç shkruajnë mediat britanike, tekniku portugez ka vendosur t’i shes tre futbollistët në mënyrë që ta blejë sulmuesin francez.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kapiteni Rooney, Ashley dhe Fellaini në fund të këtij sezoni do t’i thonë lamtumirën ‘Djajve të Kuq’ në mënyrë që klubi të mbledh fonde për blerjen e Griezmann-it, i cili kërkohet edhe nga top-klubet tjera evropiane.

Francezi prej kohës është i lidhur me transferimin në ‘Old Trafford’, dhe duket se gjatë verës që vjen lojtari do t’i bashkohet Unitedit.

ME TE LEXUARAT