Mourinho për Ranierin: Askush nuk mund ta fshijë historinë
Trajneri i Manchester Untiedit, Jose Mourinho ka disa fjalë të mëdha për Claudio Ranierin.
Italiani, Ranieri u shkarkua mbrëmë nga Leicester City për shkak të rezultateve të dobëta gjatë këtij sezoni.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në një postim në rrjetet sociale, ish-trajneri i Chelseat, ka lavdëruar Ranierin për punën e bërë, ndërsa ka një fjalë të madhe për të, transmeton Indeksonline.
“Kampion i Anglisë dhe Menaxheri i Vitit, shkarkohet. Ky është futbolli i ri Claudio.
Vazhdo të buzëqeshësh “amigo”. Askush nuk mund ta fshij historinë që ju e shkruat”, ka thënë Jose.
Vlen të përmendet se Ranieri shpalli kampion Leicesterin Cityn gjatë sezonit 2015-2016.