Tensionohet situata/ Moska e zhgënjyer nga SHBA pas deklaratës së Pence

Bota

Një zyrtar i lartë rus ka thënë Moska është e dëshpëruar nga deklarimet e nënpresidentit amerikan, Mike Pence dhe se Uashingtoni duhet të sqarojë se si dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë.

Konstantin Kosachyov, udhëheqësi i Këshillit Federativ për Marrëdhënie me Jashtë gjatë konferencës së sigurisë në Mynih ka thënë se është “zhgënjyese” që Pence thotë se Rusia është e vetmja që “mban përgjegjësi për implementimin e marrëveshjes së Minskut”, rreth konfliktit në Ukrainë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kosachyov ka thënë se komentet e Pence lejojnë që Ukraina të pengoj marrëveshjen e Minskut duke thënë se dëshira për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainën lindore është vetëm një përpjekje për hakmarrje ndaj Rusisë dhe vazhdimin e sanksioneve ndaj saj.

Pence ka thënë se Rusia duhet t’i përmbahet armëpushimit të arritur në vitin 2015 në kryeqytetin bellorus.

Kosachyov ka thënë se Moska pret që administrata e presidentit Donald Trump të bëhet më konkrete rreth mënyrës së si dëshiron përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë shkruan Rel. Ai ka thënë se Moska “do të dëshironte të dëgjoj nga partnerët tanë potencial amerikanë se si i shohin mundësitë për normalizimin e marrëdhënieve”. Ai ka shtuar se Rusia është “padyshim e gatshme për këtë normalizim marrëdhëniesh.

ME TE LEXUARAT