Misteri i gruas së zhdukur tetë vjet më parë

Soft

Zhdukja e Claudia Lawrence, më 18 Mars të 2009 –ës çoi në një operacion masiv, me më shumë se 600 oficerë policie të angazhuar në analizmin e bisedave telefonike dhe më shumë se 2500 dëshmive.

Por në Janar të 2017 –ës, oficerët e policisë thanë se hetimet janë pezulluar, duke e lënë nënën e saj të dëshpëruar për faktin se mund të mos e marrë vesh kurrë se çfarë i ndodhi vajzës së saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Claudia Lawrence u pa për herë të fundit pranë shtëpisë së saj në Merosegate, në York të Britanisë. 35 – vjeçarja, e cila punonte si kuzhiniere në Universitetin e York, kishte biseduar në telefon me nënën e saj atë natë dhe gjithçka dukej në rregull.

Por e reja nga ai moment u zhduk, duke bërë që autoritetet të gërmonin për vite me radhë në të shkuarën e saj, marrëdhëniet me të tjerët dhe në punë, në përpjekje për ta gjetur.

Në një pikë, hetuesit besonin se ajo kishte qenë me 12 të dashur të ndryshëm përgjatë 5 viteve, disa prej të cilëve të martuar.

Shumë persona u arrestuan në lidhje me zhdukjen e Claudias, por për asnjërin prej tyre nuk u ngritën akuza. Kështu familja e saj mbeti në pritje, më shpresën se një ditë do të merrnin përgjigje për fatin e vajzës.

Gjatë hetimeve u hodh edhe teoria se vrasësi i dënuar Christopher Halliwell kishte gisht në zhdukjen e saj.

Ai e rrëmbeu dhe e vrau viktimën e tij të dytë më 19 Mars të 2011 –ës, gati dy vite nga dita që Claudia u zhduk.

Tashmë, pas 8 vitesh policia thotë se hetimet për Claudian janë pezulluar, megjithatë sipas tyre çështja nuk do të mbyllet derisa të gjenden përgjegjësit për zhdukjen e saj dhe vënien e tyre para drejtësisë.

Autoritetet kanë dyshime të forta se 35 – vjeçarja mund të jetë vrarë.klan

ME TE LEXUARAT