Mister në Elbasan, shoku i nxënësit që vdiq: Kemi frikë, 3 të tjerëve iu ka rënë të fikët…

22
Kliko per me shume info

Ditën e djeshme në shkollën “Ali Myftiu” në Elbasan humbi jetën tragjikisht 17-vjeçari, Limon Sallaku, ndërsa paraprakisht u tha se të riut i ra të fiktë në ambientet e jashtme të shkollës dhe vdiq më pas gjatë rrugës për në spital.

Por sot, një nxënës i kësaj shkolle ka shkruar sot praën JOQ për të denoncuar një fenomen të frikshëm sipas tij. Ai thotë se është shko me djalin që humbi jetën dhe tregon për një fakt të çudtishëm që ka ndodhur në shkollën e tyre ditët e fundit.

Kliko per me shume info

Sipas djalit, ashtu si edhe Limonit që humbi jetën,. shumë personave të tjerë në shkollë iu ka rënë të fikët pa asnjë arsye.
“Ditët e fundit kanë qenë të çuditshme për çdo nxënës në këtë shkollë. Pardje ishte rasti i parë, ku një nxënësi i ra të fikët, ndërsa po ngjiste shkallët, por atij iu dha menjëherë ndihma e parë dhe shpëtoi. Dje u përsërit i njëjti rast me Limonin, por që fatkeqësisht nuk shpëtoi, ndërsa vetëm 30 minuta më pas i ra të fikët edhe pastrueses dhe po prapë dje një djali tjetër pas mësimit i ra të fikët te dera e shkollës, por shpëtoi pasi profesori që i gjendej afër i dha menjëherë ndihmën e pare”,- thotë nxënësi.
Rastet e përsëritura në ditët e fundit kanë ngjallur panik dhe frikë te nxënësit e kësaj shkolle profesionale të Elbasanit. I riu thotë se kjo “dukuri” ka sjellë jo pak probleme, ndërsa thotë se kushtet e shkollës ku mësojnë nuk janë aspak normale.
“Në lidhje me çfarë u thashë më sipër, për t’ua vërtetuar po ju dërgoj edhe disa foto të kësaj shkolle. Gjithashtu propozoj që ekspertët mjeko-ligjorë, ndërsa zbardhin arsyen e vdekjes së Limonit, duhet të marrin parasysh këtë dukuri të çuditshme, përpara se të jetë vonë”,- shkruan ai.
I riu Limon Sallaku nuk kishte shfaqur kurrë më parë asnjë shqetësim ndërsa shokët tregojnë se atij i ra të fikët në momentin që po qëndronte në oborrin e shkollës. Gjendje kjo që më pas i solli vdekjen, duke shtuar edhe vonesën e ndihmës së shpejtë.


Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here