Milan arkëton tri pikë ndaj Sasuolos
Milani ka arritur të mposhte Sasuolon dhe të marrin një 3-pikësh të artë, në betejën për një vend në kupat evropiane.
Ka mjaftuar një gol i Carlos Baka-s me 11 metërsh, që kuqezinjtë të dilnin me maksimumin e pikëve nga kjo transfertë e vështirë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Duhet përmendur se Sasuolo humbi një 11 metërsh me Berardin, kur ndeshja ishte akoma 0-0 dhe pavarsisht përpjekjeve të mëvonëshme, nuk ia doli të shënojë në portën e Donnaruma-s.
Milani rikthehet të jetë cinik dhe të bëjë rezultat, ku pas një janari të vështirë, në 4 ndeshjet e fundit ka marrë 3 fitore dhe një barazim, në transfertë ndaj Lacios.
Këta të fundit, fituan sotme rezultatin 1-0 ndaj Udineses dhe morën përkohësisht vendin e pestë, që të çon në Europa League.
Edhe sot, portën e kryeqytetasve e mbrojti portieri i kombëtares kuqezi, Thomas Strakosha, i cili bëri një ndeshje të mirë.
Titullar të Pescara luajti edhe mesfushori vlonjat, Ledian Memushaj, por ekipi i tij nuk arriti të konfirmohet pas fitores spektakolare të javës së kaluar, 5-0 ndaj Genoas dhe sot u mposht me rezultatin 2-0 nga Chievo vendase.