I gjen një mesazh të dyshimtë në celular, i riu rreh për vdekje të dashurën

Soft

Xixi Bi, një 24 vjeçare me origjinë kineze, që jetonte në Britaninë e Madhe është rrahur për vdekje nga i dashuri. Jordan Mattheës një mbrëmje kur të dy ishin duke qëndruar në shtëpi sheh një mesazh që vjen në telefonin e të dashurës nga një mashkull tjetër.

Në ato momente ai humb kontrollin dhe nis të rrahë të dashurën për shtatë orë, deri në vdekje. Pas shtatë orësh ai ftillohet për atë që kishte bërë dhe njofton policinë e cila gjen të vdekur 24-vjeçaren.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Autori arrestohet menjëherë, duke pranuar dhe krimin që kishte bërë. Ai u dënua me 20 vjet burg. Kjo nuk ishte hera e parë që Xixi dhunohej nga i dashuri.

Jordan edhe në dyshimin më të vogël që kishte rrihte sistematikisht të dashurën. Nga autopsia që iu bë vajzës së re u zbulua së ajo kishte 40 plagë të rënda në trupin e saj që i shkaktuan dhe hemorragji të brendshme, nga e cila gjeti dhe vdekjen.

ME TE LEXUARAT