Misteri/ Po priste gruan në aeroport, shqiptari vdes papritur pas ndalimit nga Policia

Një 44-vjeçar shqiptar ka vdekur në aeroportin e Malpensës në Milano pasi u ndalua nga policia.
Menjëherë pasi është kapur nga Policia, shqiptari ka nisur të bërtëse dhe ka terrorizuar njerëzit për rreth.

Mediat italiane bëjnë me dije se në fillim shqiptari është dukur i qetë, por pas disa minutash ai ka filluar të godasë një kosh mbeturinash.

Duke parë gjendjen e tij, Policia ka ndërhyrë menjëherë fizikisht për ta ndaluar. Ai është bërë keq dhe as mjekët e urgjencës në aeroport nuk kanë mundur ta shpëtojnë.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet, pasi dinamika e ngjarjes është e paqartë.

Policia italiane njofton se ai është 44 -vjec, por nuk bën me dije emrin e tij.

Ai para tre ditësh kishte udhëtuar nga Tirana për në Itali dhe në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë duke pritur gruan e tij.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Hetimet, si u zbulua nga iPhone i vjedhur gardisti grabitës i karburanteve

Personi ne foto është Geraldo Guci, ish-efektiv i gardës së Republikës i ...