Mediat serbe: Rusia i përgjigjet kërkesës së Thaçit për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Kosovë&Rajon

Mediat serbe kanë komentuar kërkesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi drejtuar presidentit rus, Vladimir Putin për njohjen e Kosovës.

Thaçi deklaroi se "Moska duhet të shohë përtej interesave të Serbisë dhe Kosovën të mos e krahasojë me Krimenë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mirëpo këtë deklaratë, mediat serbe e kanë marrë si provokim dhe kanë thënë se lidhur me këtë ka reaguar edhe ambasadori rus në Beograd.

“Në këtë provokim të hapur menjëherë reagoi ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Chepurin, i cili në një bisedë me Drejtorin e Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq ka thënë se Moska kurrë nuk do ta njohë shtetin e rremë të Kosovës”, shkruajnë mediat serbe.

“Chepurin dhe Gjuriq diskutuan për përgatitjet për seancën e ardhshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovë dhe veprim të përbashkët në parandalimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Chepurin përsëriti qëndrimin parimor të Moskës mbi çështjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë. Ambasadori rus shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar për të mbështetur në mënyrë aktive përpjekjet e Serbisë për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e tyre”, shkruajnë ato, duke u thirrur në një deklaratë të Zyrës për Kosovë.

Gjithashtu shtojnë se Milovan Drecun, kryetar i Komisionit për Kosovë dhe Metohi, beson se “ky provokim për incidente dhe të tjera të Prishtinës, bëhen për të shmangur formimin e Asociacionit të Komunave Serbe”.

ME TE LEXUARAT