Tremben mediat serbe: Kosova po bëhet me ushtri, vetëm Rusia mund ta ndalojë
Gazeta e përditshme e Beogradit, “Blic”, botimi online, ka filluar një anketë me lexuesit e vet se a do të bëhet Kosova me Ushtri.
Në anketën, me titull, A do ta ketë më në fund Kosova Ushtrinë e vet, janë dhënë tri opsione për përgjigje nga anketuesit:
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Jo, sepse nuk do ta lejojë Rusia.
Po, dhe kjo do të ndodhë shumë shpejt.
Po, por kjo nuk do të ndodhë shpejt.
Anketimi i deritashëm, transmeton Koha.net, me mbi 60 për qind, ka dhënë rezultatin se “Ushtria e Kosovës do të themelohet së shpejti”.
Pak nga anketuesit, ose 18 për qind e tyre, shpresojnë se “Rusia do ta ndalojë formimin e Ushtrisë së Kosovës”, ndërsa rreth 22 për qind e anketuesve mendojnë se “Ushtria do të formohet por jo shumë shpejt”.
Anketa do të zgjasë 14 ditë.