Mediat serbe: Rikthehet linja ajrore Prishtinë – Beograd

Kliko per me shume info

Qeveria serbe ka formuar një grup punues për normalizimin e trafikut ajror në Ballkan, i cili duhet të gjejë mënyrën për të rivendosur linjën ajrore civile në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

Me fjalë të tjera, Beogradi krijon parakushtet që në dialog me Prishtinën , pas 18 vjetësh, të ripërrtërihet transportit ajror komercial. Dialogu duhet të kryhet edhe rreth hapjes së hapësirës ajrore për trafikun civil mbi Kosovën, e cila për Beogradin tani është e mbyllur, kështu që ky trup punues i Qeverisë do të duhet të merret me këtë çështje, shkruan Blic.

Kliko per me shume info

Çështja e tretë që do të jetë përgjegjësi e këtij grupi punues është e lidhur me rivendosjen e radarëve në Kopaonik për qëllime ushtarake dhe civile, i cili është hequr në vitin 1999. Këto apo edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me normalizimin e trafikut ajror nga ana serbe do të zgjidhen prej një grupi punues prej 15 përfaqësuesve të të gjitha institucioneve relevante të Serbisë, i kryesuar nga Ministri i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviq.

Burimi i “Blic” nga Nemanjina 11 tregon se kjo është një çështje shumë e rëndësishme që me Prishtinën do të kryhet nën mbikëqyrjen e Brukselit.

“Krijimi i trafikut ajror me Prishtinën është pjesë e marrëveshjes së Brukselit, por ne duhet të kujdesemi që të mos biem në grackën e Prishtinës që me anë të kësaj mos të na imponojë kontrollin e pjesës së poshtme të hapësirës ajrore i cili për trafikun civil nuk ka rëndësi. Kjo është zona nën 8.000 metra, e cila është e lidhur me sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit dhe rreth kësaj në përgjithësi nuk duhet të flasim, sepse për trafikun ajror është e rëndësishme hapja e hapësirës ajore mbi 8,700 metra. Duhet të dini se Beogradi nuk është i interesuar vetëm për shkak të obligimeve nga Brukseli, por edhe për arsye serioze komerciale”, ka shpjeguar bashkëbiseduesi për “Blic”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here