Mediat serbe akuza të rënda ndaj Putinit: Po e mbron Kosovën me ushtri

Kosovë&Rajon

Lufta mes Serbisë dhe Kosovës vazhdon, dhe për këtë ndikon dhe media serbe. Këta të fundit vazhdojnë t’i fryjnë zjarrit, duke u thirrur madje edhe në burime të shërbimeve informative të NATO-s .

Ditën e sotme, në kryeartikullin e ballinës së

Mediat serbe vazhdojnë luftës në mes Serbisë dhe Kosovës, gazetës serbe “Informer’’, është tituli: “Putin me ushtri mbron Kosovën”, duke u thirrur në burime nga shërbimet informative të NATO-s, shkruan “Informer”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas kësaj gazete, “spiunët e NATO-s ua kanë tërhequr vërejtjen ekstremistëve shqiptarë se në rast se ata e sulmojnë veriun e Kosovës, Rusia menjëherë do të dërgonte në Serbi 1000 pjesëtarë të njësive speciale, 200 instruktorë, aeroplanë me pilotë, armatim dhe ndihmën tjetër të nevojshme”, shkruan Telegrafi.

Kjo gazetë në numrin e nesërm sjell edhe një artikull tjetër luftënxitës, ku citon ish ushtarin britanik të UÇK-së, Jon Harrison, i cili sipas kësaj gazete thërret vëllezërit shqiptarë që të pastrojnë armët, pasi po i pret një luftë e re me Serbinë.

ME TE LEXUARAT