Ja cfarë shkruajnë mediat e huaja për padinë e "Policisë së Shtetit" ndaj Bashës
"Policia e Shtetit" ka kallëzuar penalisht liderin e opozitës, Lulzim Basha, pas thirrjeve të tij për thyerje xhamash e carje gomash.
Ky lajm ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Associated Press shkruan se policia ka kallëzuar Bashën për thirrje për dhunë, duke cituar thirrjet e Bashës për thyerje xhamash e çarje gomash.
Sipas AP, kreu i PD-së i ka bërë thirrje popullit që të mos rrijnë si “delet” por të “luftojnë mbrapshtë”, por pavarësisht thirrjeve, protesta e opozitës nuk ka çeduar në dhunë. Shkrimi flet edhe për ngjarjet e mëparshme në vend, si bojkoti i parlamentit nga ana e opozitës, vonesat për procesin e vettingut, apo thirrjet e ndërkombëtarëve për tu kthyer në Kuvend.