Me kodin +383 realizohet thirrja e parë telefonike

Drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ka bërë realizimin e parë të thirrjes telefonike përmes kodit të ri shtetëror +383 në telefoninë mobile.

Përmes një konference për media ai e ka demonstruar këtë thirrje, ndërsa ka thënë se ky është një lajm i madh për Kosovën, pasi ky kod i ka munguar shtetit që prej çlirimit.

Mustafa tha se të gjithë e dinë që para dy muajve kodi është marrë dhe në njërin prej buletineve figuron si kod.

“Pas diskutimeve me rregullatorin na ka udhëzuar që nga 27 janari ta përdorim kodin. Me zbatimin e kodit të ri do të vjen te eliminimi i kodeve të tjera. Kodi +381 deri në fund të vitit do të zhduket”, ka thënë Mustafa.

Kurse drejtori teknik Telekomit, Mehdi Latifi, tha se sot kanë marr vendim që ta vihet në funksion kodi +383.

“Prej sot është krijua mundësia që kodet ekzistuese t’i zëvendësojmë me kodin +383 për telefoninë mobile dhe fikse”, ka thënë Latifi.

Ai tha se u kanë bërë thirrje të gjithë operatorëve ndërkombëtarë që të hapin buletinin e telefonisë +383.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ymeri: Mos t’iu shkojë ndërmend ta shisni Kosovën!

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri ka përmendur një sërë arsyesh se ...