Vrau prostitutën shqiptare, policia identifikon pas 17 vitesh autorin (Foto)

36
Kliko per me shume info

Policia italiane ka identifikuar vrasjen macabre të prostitutës shqiptare në Itali, Floreta Islami. Policia bën me dije se vrasësi është Maurizio Minghella, që aktualisht ndodhet në burgun e Pavias i dënuar me 131 vite burg për vrasjen e disa grave ndër vitet 1978-2001 në provincën e Torinos.
Shqiptarja Floreta Islami u gjet e mbytur me një shall leshi të zi në fyt, në 14 shkurt të 1998 në periferinë e komunës së Rivolit.
Proçesi hetimor për gjetjen e autorit të vrasjes së saj është arkivuar dy herë nga drejtësia italiane më vitin 1998 e më 2004.
Më vitin 2014 ky proçes u rihap përsëri e 17 vjet pas vrasjes së Floreta Islami është mundur të identifikohet në veshjen e saj ADN e killerit Maurizio Minghella.
Më 20 shkurt ai do t’i nënshtrohet një tjetër proçesi gjyqësor me akuzën e vrasjes së Floreta Islamit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here