Mbytet gomonia, shpëtohen skafistët mes thasëve me hashash në det

Kliko per me shume info

Një skaf është shpëtuar nga mbytja në Kanalin e Otrantos, pas ndërhyrjes së shpejtë të motovedetave të “Guardia di Finanza”-s, pas sinjalizimit të një anijeje malteze.

Dy anëtarët e ekuipazhit, të dy shtetas shqiptarë, u gjetën duke notuar në mes të pakove me lëndë narkotike, që mesa duket po sillnin nga Shqipëria.

Kliko per me shume info

Pas manovrave për shpëtimin e dy personave në det dhe transportimin e tyre në breg, forcat e rendit mblodhën disa thasë plastikë me marijuanë.

Deri tani nuk është dhënë sasia e saktë, por flitet për disa kuintalë. Sipas Rojeve Detare të Brindizit, pikërisht pesha e tepruar mund të këtë çuar në përmbysjen e mjetit lundrues, i cili po përballonte detin me forzë 3 ballë.

Pas formaliteteve të kryera në Otranto, dy shtetasit shqiptarë janë transferuar në burgun “San Nicola” të qytetit të Lecces.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here