Mbledhja për ‘Vettingun’/ Shefja e “Operacionit Ndërkombëtar”: Ja roli jonë

20
Kliko per me shume info

Drejtoresha e zgjerimit në Komisionin Europian, Genoveva Ruiz Calavera ka bërë të ditur rolin që kanë në zbatimin e Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë. Ajo tregon se kanë rol monitories dhe jo vendimarrës.
Ky fakt është bërë i ditur nga shefja ONM-së, drejtoresha. Ndër të tjera Calavera tha se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do kryejë detyrat e tij në mënyrë transparente.
“ONM do kryejë detyrat e saj në mënyrë transparente. Do shqyrtohen kandidaturat për komisionin e Vettingut. ONM do të krijojë grup monitorimi afatgjatë.”, tha ajo. Teksa u ndal tek çelja e negociatave, Calavera shtoi se Shqipëria ka bërë progres në këtë drejtim.
“Hapja e negociatave, pas reformës në drejtësi. Vettingu, jetik për hapjen e negociatave për në BE. Mirënjohje për të gjithë atë që kontribuuan për reformën. Shqiptarët duan gjyqësor të drejtë e të pavarur”, pohoi shefja e ONM-së

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), mbërriti ditën e djeshme në Tiranë, ndërsa po zhvillon një takim pa praninë e kamerave. Më herët Calavera pati një takim me kryeministrin Edi Rama, kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe me ambasadorët e SHBA dhe BE në Tiranë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Mësohet se 7 gjyqtarë ndërkombëtarë do kenë rolin e rekomandimeve në proces dhe jo te vendimmarrjes, pasi vendimi për reformën i takon parlamentit shqiptar. ONM vjen në Tiranë për të bërë të besueshëm procesin dhe për të krijuar besim tek sistemi i drejtësisë.

Trupa e vëzhguesve të huaj, e përbërë nga amerikanë dhe europianë, do të merret me përgatitjen e procesit të Vettingut, i cili konsiston në skanimin e njerëzve të drejtësisë në tre drejtime kontrollin e figurës, verifikimin e pasurisë dhe të profesionalizmit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here