Mbledhja e ‘Këshillit të Sigurisë’ për Kelmend Balilin, Presidenti: Të vijë Edi Rama!

Aktualitet

Mes Kreut të Shtetit dhe Kryeministrit duket se ka një 'përplasje'. Kryeministri Rama ka refuzuar ftesën e Nishanit për  mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, dhe kjo nuk është pritur mirë nga Presidenti.

Rama deklaroi mbrëmë në një intervistë televizive se nuk do të jetë i pranishëm nesër në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar ku do të diskutohet kërkesa e Ilir Metës për moszbatimin e ligjit nga ana e institucioneve për arrestimin e Klement Balilit.

Por më herët se Rama ta deklaronte publikisht këtë gjë, Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi i kishte dërguar një letër homologut të tij në Presidencë, Ols Lafe ku e njoftonte për mungesën e Ramës. Në letër Agaçi kërkonte miratimin paraprak nga ana e kreut të shtetit që Rama të zëvendësohej në këtë mbledhje nga zv.kryeministri Niko Peleshi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por sot në mëngjes, Presidenti Nishani e ka refuzuar zëvendësimin e kryeministrit Edi Rama me zëvendësin e tij, Niko Peleshin. Në letrën që BalkanWeb disponon thuhet se nuk është paraqitur asnjë arsye objektive për zëvendësimin e Ramës.

“Në vlerësimin e Presidentit, prania e Kryeministrit, këshillimi me Të, dhënia e mendimeve si dhe fakti që kjo mbledhje kërkohet nga Kryetari i Kuvendit, zoti Ilir Meta, çmohen të nevojshme”, thuhet në letrën e sekretarit të kryeministrisë.

LETRA E PLOTË NGA PRESIDENCA

Në vijim të shkresës suaj nr.716/2, datë 01.02.2017, mbi dërgimin e autorizimit të Kryeministrit nr. 716/1, datë 01.02.2017, për zëvendësimin e Kryeministrit në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, ju bëjmë me dije se:

Presidenti i Republikës, Zoti Bujar Nishani, mbështetur në pikën 3, të nenit 168 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe pikës 5, të nenit 10, të ligjit nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” ka vendosur të mos japë miratimin, paraprak, për këtë autorizim, pasi gjykon se nuk është paraqitur asnjë arsye objektive, mbi bazën e të cilave të vendosë për zëvendësimin.

Në vlerësimin e Presidentit, prania e Kryeministrit, këshillimi me Të, dhënia e mendimeve, si dhe fakti që kjo mbledhje kërkohet nga Kryetari i Kuvendit, zoti Ilir Meta, çmohen të nevojshme. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin,

Sekretari i Përgjithshëm

Florjan Nuri

Në mungesë dhe me porosi

Drejtori i Kabinetit

Ols Lafe

ME TE LEXUARAT