Tiranë, maskat grabisin supermarketin, kërcënojnë me armë arkëtaren

6
Kliko per me shume info

Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku dy persona me armë kanë kërcënuar arkëtaren.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 maji”, ky dy personat kanë grabitur një supermarket.

Kliko per me shume info

Sipas të dhënave paraprake, 2 persona të veshur me të zeza dhe të maskuar kanë shkuar pranë marketit me një biçikletë.

Ata kanë hyrë me shpejtësi brenda dhe i kanë drejtuar armën arkëtares “Paratë shpejt ose të vramë”, kanë kërcënuar autorët. Pasi kanë marrë një shumë parash, grabitësit janë larguar sërish me biçikletë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka ngritur pika të shumta kontrolli në zonë dhe në rrugë të tjera të Tiranës. Pritet që të sekuestrohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here