Mashtrimi që u tall edhe nga vetë Kryeministri lituanez

Shefja e Departamentit të Përgjithshëm Shtetëror të Turizmit pranë Ministrisë së Ekonomisë në Lituani, dha dorëheqjen pasi u mësua se në fushatën e fundit të promovimit të bukurive natyrore të vendit, ishin përdorur fotografi nga shtete të tjera.

Vetë organizmi i drejtuar nga Jurgita Kazlauskiene e pranoi se një pjesë e fotove të shpërndara në mediat sociale, në fakt i përkasin disa zonave në Finlandë e Sllovaki. Për pamjet u përdor sllogani “E vërteta është e bukur”.

Departamenti dhe disa agjenci lokale mediatike u përpoqën të sqaronin se fotot e përtej kufijve ishin të mjatueshme për të “komunikuar emocion”, por në internet shpërthyen talljet. Me hashtagun “E vërteta është e bukur”, shumë përdorues të Facebookut nisën të postojnë imazhe të vendeve simbol të globit sikur gjoja “ishin lituaneze”.

Lojës iu bashkua edhe vetë Kryeministri Saulius Skvernelis, i cili shpërndau fotografinë e godinës Berlaymont të Komisionit Europain në Bruksel me komentin: “Nga nesër do të fillojmë punë tek ndërtesa e re qeveritare në Karoliniskes”, që është në fakt një periferi e kryeqytetit lituanez, Vilnius. Postimi mbyllej me një emoji të buzëqeshur.

Në një postim të dytë, shumë më serioz, kreu i qeverisë premtoi nisjen e një hetimi mbi atë që e cilësoi një episod shqetësues mashtrimi./tch

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vajza udhëton 20 orë për të takuar të dashurin virtual, ja cfarë ndodh më pas

Një vajzë e re ka udhëtuar plot 20 orë me avion, për ...