Masakroi me thikë dy vëllezërit, në pranga 43-vjeçari nga Puka

Kliko per me shume info

Një 43-vjeçar nga Puka ka rënë në prangat e policsë, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë dy vëllezër. Burimet e policisë bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi Bardhok Gjergji, banues në Fushë Arrëz.
43-vjeçari para dy ditësh në qendër të fshatit Dardhë, për motive pronësie, ka goditur me thikë dy vëllezërit Gj. P, 42 vjeç, dhe Z. P, 39 vjeç.
Ata kanë marrë dëmtime të lehta, ndërsa ditën e sotme policia prangosi autorin Bardhok Gjergjin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje ” dhe “Prishje e qetësisë publike”

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here