Masakroi me thikë vëllanë, në pranga 28-vjeçari në Ersekë

Policia e Ersekës ka arrestuar një 28-vjeçar pasi ka goditur me thikë vëllain e tij. Policia bën me dije se është arrestuar në flagrancë shtetasi Gjergji Shkoza.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Gjergji Shkoza, 28 vjeç, banues në Ersekë. Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 12.02.2017 në banesë, dyshohet se ky shtetas për motive të dobëta ka goditur me thikë në dorë vëllain e tij, shtetasin E.Sh,20 vjeç, duke i shkaktuar këtij të fundit dëmtime të lehta”.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Rrëfimi/ Trafiku i armëve Serbi-Shqipëri-Greqi, ja çfarë tha gjermanja nga burgu

Një rrëfim është bërë nga gjermanja për trafikimin e armëvë të linjës ...