Masakroi kolegun në Francë, zbulohet identiteti i shqiptarit (Foto)

Aktualitet

Zbulohet identiteti i shqiptarit i cili masakroi me thikë një kuzhinier Italian, saktësisht kolegun e tij.

Sipas hetimeve të kryera deri më tani nga karabinierët e Bordighera, ai u vra nga Rikard Nika, edhe ai një 30 vjeçar, me origjine shqiptare, me banim në qytetin e palmave dhe me nenshtetesi italiane.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia, së bashku me kolegët nga policia franceze, po punojnë për të rindërtuar atë që ka ndodhur.

Duket, në fakt, se kohët e fundit ka pasur disa mosmarrëveshje mes të dyve dhe motivet e vrasjes mund të gjenden pikërisht në një grindje të fundit e cila kete here përfundoi keq. Koha e krimit është percaktuar pasditen e e së premtes, por trupi i viktimes u gjet disa orë më vonë nga një koleg.

Vrasësi dhe viktima nuk kanë precedentë penalë dhe aktualisht nuk është ende e qartë nëse Rikard Nika ka punuar në të njëjtin restorant me viktimen, apo në një tjetër.

ME TE LEXUARAT