Çfarë po ndodh? Masa të reja mbrojtëse për kullën Eiffel në Paris

Kulla Eiffel, një nga pikat më të njohura të referimit në botë, do rris masat e sigurisë në pjesën e poshtme të saj me qëllim që të parandalohen sulmet e mundshme terroriste në hapësirat e saj, raporton Reuters duke u mbështetur në një burim të zyrës së kryetarit të Parisit.

Fjala është për një mur prej xhami që do të ndërtohet përreth bazës së kullës në fjalë.

Kulla Eiffel prej 324 metrave, që çdo vit pranon deri në shtatë milionë vizitorë, tashmë ka masa të ndryshme të mbrojtjes, por masat shtesë janë paramenduar pas disa sulmeve të përkrahësve apo militantëve të grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Vetëm sulmi i kryer në nëntorin e vitit 2015 ka marrë jetën e 130 njerëzve.

Ndërtimi prej xhami që do të jetë 2 metra e gjysmë, do të vendoset përreth bazës së kullës, por plani për këtë ende nuk është miratuar, shkruan REL. Kostoja e projektit do të jetë rreth 20 milionë euro, ka shkruar ndërkaq gazeta “Le Parisien”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Stuhia e frikshme godet Britaninë e Madhe

Britania e Madhe pritet të goditet nga një tjetër stuhi. E pagëzuar ...