Marrëveshja/ Sot pritet shembja e murit në Mitrovicë

Një ditë më parë në Prishtinë është arritur marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të Komunës së Mitrovicës Veriore. Sipas mediave kosovare, po e njëjta marrëveshje është votuar dje nga Asambleja Komunale e Mitrovicës Veriore, ndërsa janë bërë të gjitha përgatitjet për prishjen e murit.

Sot pritet të shembet muri i ndërtuar ilegalisht pranë urës së lumit Ibër në Mitrovicë.

LEXO EDHE:  Shtetet e BE-së japin sinjal për pranimin e Kosovës në samit
Kliko per me shume info

Muri i ndërtuar në pjesën veriore të Urës mbi lumin Ibër, ka ngritur tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa për rrënimin e tij, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here