Marrëdhënia SHBA- Rusi, ja përplasja e parë Trump- Putin

Rusia dhe SHBA-ja kanë pasur përplasjen e parë përsa i përket territoreve. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, në përgjigje të komenteve të Shtëpisë së Bardhë se Donald Trump pret që Moska të “rikthejë” gadishullin, ka deklaruarv se Rusia nuk do t’ia japë Krimenë përsëri Ukrainës!
“Ne nuk do t’i rikthejmë territoret tona. Krimea është një territor i Federatës Ruse”, tha Zakharova në një konferencë javore për shtyp, për çështjet aktuale të politikës së jashtme.
“The Neë York Post” shkruan se të martën, zëdhënësi i Shtëpisë së Bard, Sean Spicer, u tha gazetarëve se presidenti amerikan, Donald Trump, pret që Moska t’ia “kthejë” Krimenë Ukrainës.
“Presidenti Trump e ka bërë shumë të qartë se ai pret që qeveria ruse të mos e përshkallëzojë dhunën në Ukrainë dhe të rikthejë Krimenë” – tha Spicer. Në të njëjtën kohë, ai pret një bashkëpunim të plotë me Rusinë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Stuhia e frikshme godet Britaninë e Madhe

Britania e Madhe pritet të goditet nga një tjetër stuhi. E pagëzuar ...