Maradona dhunon të dashurën, përfundon në polici

Nuk ka nisur aspak mirë “aventura” e Diego Armando Maradona-s në Madrid, pavarësisht entuziazmit në prag të përballjes Real-Napoli, të vlefshme për Champions League.

Pas debatit të ashpër me një ndër gazetarët që i bënin pyetje, argjentinasi u mor në pyetje nga policia në hotelin “Mirasierra Suites”, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht të dashurën e tij Rocio. Sipas asaj që raporton radio “Cadena Ser”, ka qenë vetë drejtori i hotelit ai që ka njoftuar policinë.

Bazuar në informacionet e para, zënka ka nisur në restorantin ku çifti po darkonte për ditën e Shën Valentinit, për të vazhduar më tej edhe në dhomë. E dashura e Maradona-s nuk ka dashur të bëjë denoncim për atë që ka ndodhur e as të mjekohet.

Asnjëherë larg problemeve legjenda argjentinase, i cili ka shkuar në Madrid për të mbështetur skuadrën e tij të zemrës, Napoli-n, në këtë ndeshje emocionuese dhe shumë të rëndësishme për ecurinë e ekipit italian në Europë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Rihanna ‘’largohet’’ nga muzika, shpallet Humaniste e Vitit në Harvard (Foto)

Rihanna, është përzgjedhur si humanistja e vitit nga Universiteti i Harvardit.