Maradona shokon të gjithë, përfundon në polici

Sport

Ylli i Argjentinës, Diego Armando ka shokuar të gjithë, përfundon në polici. Mësohet se Maradona dyshohet të ketë rrahur të dashurën Rocio Oliva, në një hotel të Madridit.

Ikona e Argjentinës, Diego Armando, është intervistuar nga policia e Madridit pasi dyshohet se e ka rrahur të dashurën, Rocio Oliva.

Sipas mediave spanjolle, rreth orës 8:20 të mëngjesit, policia ka mbërritur në Hotel Mirasierra Suites për ta intervistuar Maradonën.

Por, Oliva nuk ka dashur ta denoncojë ish-yllin e Napolit, me pretekstin se e ka ngritur zërin gjatë një debati në dhomën e hotelit, përcjell Express.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Maradona po qëndron në Madrid pasi sonte do të shikojë nga Santiuago Bernabeu ndeshjen mes Realit dhe Napolit.

ME TE LEXUARAT