Deklaratat e Rames, Maqedonia: Shqiperia te mos nderhyje ne punet tona te brendshme

Politikë

Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, gjatë një interviste në një media të Prishtinës.

“Politikanët nga vendet fqinje, që kërkojnë me këmbëngulje të tërheqin vëmendjen nga problemet në vend, duke ndezur zjarrin te fqinjët janë në kundërshtim me vlerat europiane”, thotë Ministria e Jashtme maqedonase.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Natyrisht që, më tërheqëse - thuhet në deklaratë, - është të merren me vendet fqinje, në kushtet kur kanë vështirësi me nevojat reale të qytetarëve në vendin e tyre”.

Shkupi zyrtar kërkon që si Tirana, edhe Prishtina më mirë të përkushtohen në reformat që janë shumë të nevojshme, para se të ëndërrojnë për udhëheqje dhe të krijojnë ndarje në rajon.

Edhe pse në deklaratë thuhet se nuk duan që të përmendin emrat, se kush është duke u përzier në Maqedoni, kuptohet që ajo ka të bëjë me reagimet e Ramës dhe Thaçit një natë më parë në Prishtinë.

Ata thanë se nuk duan që të ndërhyjnë në punët e brendshme të Maqedonisë dhe se nuk u intereson se kush do të jetë kryeministër, Gruevski apo Zaev, por me rëndësi është që ajo çfarë shkruhet në Marrëveshjen e Ohrit të jetë pjesë e qeverisë së re.

Ministria e Jashtme në Shkup thotë se, bën thirrje për të respektuar Pavarësinë e Maqedonisë dhe vullnetin e qytetarëve te saj.

“Qytetarët për ne janë të rëndësishëm. Praktika na dëshmon se, vendimet e mira për vendin duhet të rrjedhin nga interesat e qytetarëve tanë. Qëndrimi i tillë është edhe në funksion të integrimit europian të vendit. Vetëm një Maqedoni sovrane, efektive dhe efikase mund të kontribuojë në projektin, i cili është masivisht i mbështetur nga qytetarët e Maqedonisë”, thuhet në deklaratë.

ME TE LEXUARAT