Makina bën spektakël dhe bllokon trafikun për tri orë në Durrës

Soft

Në të gjithë botën, të paktën njerëzit që punojnë në institucionet shtetërore duhet të jenë shembull për të tjerët, e sidomos kur vjen puna tek policët.

Sot, një situatë e rënduar trafiku është krijuar në Currila të Durrësit, siç ndodh shpesh gjatë fundjavave, ku ata që kanë kaluar në këtë segment iu është dashur të presin mbi 3 orë në trafik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mirëpo, ka nga ata që me të drejtë mërziten nga kjo situatë, por kjo nuk do të thotë që të thyesh rregullat e qarkullimit, e më keq akoma kur këtë e bën policia.

Në një video të postuar nga “joq”, në aksin rrugor “Currila”, duket një automjet tip “Jeep” i policisë që kalon nga një krahë i rrugës në një tjetër, duke kaluar mbi pjesën ndarëse të të dy korsive.

Pavarësisht të gjithave, një rast nuk mund t’i “damkosë” të gjithë forcat e policisë, por kjo që është demostruar sot, nuk është ajo çka ne presim prej tyre.

ME TE LEXUARAT