Krimi i pasionit në Fier, deputetja: “Qajeni gruan e re, edhe nese nuk ju nderoi”

31
Kliko per me shume info

Deputetja e PD Majlinda Bregu ka reaguar në një shkrim me titull “Ky Muri i Turmës”, për ngjarjen e fundit që ka ndodhur në Fier, ku një nënë, grua e re, u vra dyshohet nga i dashuri i saj me të cilin kishte një lidhje jashtëmartesore.
Ajo e lidh këtë edhe me historinë e Musine Kokalarit, duke shkruar: “Sikur te mos ishte per kete rreng te kohes, do te me dukej se sot s ka asnje ngjashmeri mes fatit te Musine Kokalarit dhe nje gruaje te re qe vdes sot dhe familjaret nuk pranojne ta varrosin”.

Statusi i Majlinda Bregut:

Kliko per me shume info

Ky Muri i Turmes!

majlinda bregu5
Asnje piketakimi nuk ka mes historise se Musine Kokalarit, asaj te Ermira Arapit , gruas qe nuk u varros nga familja sepse kishte nje lidhje jashtmartesore dhe imazheve qe me vijne ne koke te filmit Malena, ku Malena( Monica Bellucci) masakrohet ne mes te qytezes nga grate qe e kishin urryer po aq sa burrat e tyre e kishin deshiruar.
Skenat e zbardhura te shkuljes se flokeve e poshterimit te Musine Kokalarit pas gjyqit ne 1946, sot me ngjajne edhe me rrenqethese sesa kur kam degjuar historine e saj. Sepse sot me vijne edhe me idhesine e rrengut te vetem qe i ben keto ngjarje te perballueshme per tu degjuar. Koha!
Ky eshte i vetmi rreng qe me lejon te mendoj se antikomunizmi nuk ishte vetem vdekja e paralajmeruar per kedo qe guxonte, por mendja e lire ishte dhe eshte, nje mallkim i shumefishte per grate.
Se cfare ndjesie braktisjeje, poshterimi, vdekjeje,duhet t’ja kete pershkuar kafken tej per tej, asaj gruaje, teksa nje turme e godiste e ndezur nga urrejtja se Musineja nuk ishte si ata, nje Zot e di!
Sikur te mos ishte per kete rreng te kohes, do te me dukej se sot s ka asnje ngjashmeri mes fatit te Musine Kokalarit dhe nje gruaje te re qe vdes sot dhe familjaret nuk pranojne ta varrosin.
Sado te mos dua ta shoh eshte nje fill i padukshem qe lidh fatin e grave pavaresisht rrethanave, tundimit,vendimit, historise.
Eshte turma dhe ndeshkimi qe mbajme gati per ate qe kundershton!
Nuk di te kete tjeter reagim qe e bashkon turmen me shume se sa te percaktoje fatin e nje gruaje qe kundershton dhe vendos vete.
Lexojeni Musine Kokalarin! Kush te munde! Lexojeni jo aq per te gjetur frymezim, por per te shmangur ate vetekenaqesi hipokrite kur flasim per grate sot. Kultura e dhunimit te grave i ka mbijetuar cdo ideologjie e kohe.
Dhe qajeni ate grua te re! 29 vjec! Grua, nene! Qajeni se edhe nese nuk “ju nderoi”, te pakten ju te gjalleve do t’ ju ngushelloje vaji.
Qajeni se perdhunimi,rrahja, poshterimi i grave dhe ndalja e loteve per nje grua qe vritet,nuk ndahet ne kohe!
Qajeni se kur shqyhen, lendohen,vriten grate, vdekja na perqesh te gjitheve ne fytyre!


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here