Grabitja në rrugën e Rinasit, Luan Rama: Shteti tallet nga i njëjti grup

Kliko per me shume info

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Luan Rama ka folur në “News 24” për grabitjen e ndodhur sot në rrugën e Rinasit.

Rama thotë se situata është alarmante pasi deri më tani kanë ndodhur 4 grabitje në të njëjtin vend.

Kliko per me shume info

Më tej Luan Rama thotë se punonjësit e shoqërive private duhet të monitorohen dhe të penalizohen nga autoritetet përkatëse.

“Është në çdo logjike normale të perceptimit, por sfida është alarmante pasi ka ndodhur në të njëjtin pikë dhe orë. Është një tallje nga ky grup. Ti thua se ke sukses me kanabisin, por unë të bëj sfidën dhe ti nuk më kap dot. Kjo sjell një debat të ashpër. Duke qenë anëtar i komisionit të sigurisë kam ngritur shqetësimin për sigurinë. Është një luftë pafund mes krimit dhe shtetit. Nuk kam arsye të mendoj se kjo është një organizim mes bankave me grabitësit. Detyra është për të garantuar transportin e parave. Punonjësit e shoqërive private duhet të monitorohen dhe penalizohen nga autoritetet përkatëse. Nuk e kuptoj çfarë lloj shoqërimi ka bërë policia. Të thuash që është vjedhur 4 herë në të njëjtin vend nuk ta beson njeri. Kjo do të thotë se diçka nuk funksionon”- tha Rama.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here