LSI i kundërvihet projektit të qeverisë për Arsimin Profesional

Kliko per me shume info

LSI i kundërvihet, nëpërmjet nënkryetares Kejdi Mehmetaj, një prej reformave më të rëndësishme të qeverisë Rama, reformës në arsimin profesional.

Në seancën e Komisionit Parlamentar të Medias, ku deputetët e opozitës mungonin për shkak të bojkotit të shpallur, Mehmetaj votoi kundër projektligjit të qeverisë Rama për arsimin dhe formimin profesional, që, sipas saj, është i panevojshëm, sjell konfuzion dhe nuk mund të diskutohej pa dhënë mendim grupet e interesit.

Kliko per me shume info

“Ndryshimet që bëmë në projektligj, për ta kaluar arsimin profesional nga kompetenca e Ministrisë së Arsimit në kompetencë të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, na vërtetoi që asnjë ndryshim nuk ka, përveçse sjell një konfuzion në menaxhim”, deklaroi Mehmetaj.

Me nënkryetaren e aleatit strategjik në mazhorancën aktuale nuk replikoi nënkryetari i Komisionit të Medias, Alfred Peza, por deputeti socialist i Vlorës, Fatmir Toçi: “Ky problem është ngritur këtu, por ka një mekanizëm Kuvendi dhe një mekanizëm vote”.

Socialistët e votuan në grup reformën e re të propozuar nga qeveria Rama për arsimin profesional, që parashikon krijimin e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe kthen shkollat profesionale në qendra multifunksionale për zanatet e reja të kërkuara në tregun e punës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here