Llalla reagon ashpër ndaj Donald Lu-së: Ti sorosian, s’mund të jesh zot brenda Prokurorisë!

Adriatik Llalla i bën replikë akuzave të Donald Lu-së ditën e sotme. Prokuroria e Përgjithshme i ka cilësuar aspak diplomatike sulmet e diplomatit amerikan, Donald Lu, si dhe të përsëritura. “Prokuroria e Përgjithshme është gjendur në ditën e sotme në një sulm të hapur dhe paprecedente nga Lu lidhur me qëndrimet e reformës në drejtësi dhe kandidaturave të KED. Dëshirojmë të pohojmë se këto sulme nuk janë aspak të reja për Prokurorinë e Përgjithshme”, pohoi Fjorida Ballauri, shefja e Kabintetit të Prokurorisë së Përgjithshme.

Në emër të Prokurorisë së Përgjithshme ajo ftoi ambasadorin Donald Lu të lexojë ligjin në shqip dhe anglisht, ndërsa tha se Lu nuk mund të jetë zot në Prokurorinë e Përgjithshme si në politikë.

Kliko per me shume info

Ballauri i quajti akuzat e ambasadorit amerikan, tipike sorosiane.

“Sa i përket procesit të kandidimit të anëtarëve të KED ftojmë zotin Lu dhe ekspertët të lexojnë ligjin përkatës. Është e rëndësishme që zoti Lu të lexojë variantin zyrtar në shqip dhe në anglisht.

Nëse është mësuar të jetë zot në ambientin e politikës nuk mund ta bëjë në ambientet e prokurorisë.

Zoti Lu mendon se ka në dorë fatin e Prokurorisë kur shantazhon për viza. Presionet janë tipike sorosiane.

Ky reagim vjen menjëherë pasi Prokuroria e përgjithshme njoftoi zyrtarisht krerët më të lartë për presionet dhe shantazhet e ambasadorit Lu ndaj këtij institucioni”, tha ajo.

Më tej ajo ka njoftuar edhe për letrën e kryeprokurorit Adriatik Llalla drejtuar presidentit dhe kreut të Kuvendit lidhur me presionet ndaj tij. Ballauri tha ndër të tjera se Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla i është refuzuar viza nga ambasada bashkë me bashkëshorten, ndërsa udhëtimi në SHBA ishte për arsye shëndetësore.

“Ju njoftojmë për letrën që i është dërguar presidentit të Republikës dhe kreut të Kuvendit.

Prokurorit të Përgjithshëm i është anuluar viza bashkë me bashkëshorten për një udhëtim në SHBA. Udhëtimi për arsye shëndetësore”, tha ajo.

Ndër të tjera prokuroria ka vijuar sërish në vazhdën e akuzave, ndërsa nuk ka nguruar që të akuzojë ambasadorin Lu se mbron njerëz që kanë lidhje me krimin.

“Po krijohet shantazh për të kapur drejtësinë. Ambasada u ka revokuar vizën dhe personave të tjetër të drejtësisë. Këta persona gëzojnë mbështetjen e Lu-së dhe janë të përfshirë në kapjen e drejtësie. Kjo sjellje aspak diplomatike është parë gjatë dy viteve të fundit, kohë që është diskutuar për reformën në drejtësi. Vlen të theksohet se shumë problematika të para nga Prokuroria e Përgjithshme u panë dhe nga Venecia. Nuk mund të shmangim duke thënë se kjo mund të jetë një hakmarrje e Zotit Lu dhe disa shantazhe të papranuara nga Prokuroria që ambasadori ka pasur lidhje tërësisht personale. Institucioni ynë është i vetëdijshëm se me afrimin e zgjedhjeve, segmente të ndryshme politike, do të ushtrojnë presion në Prokurori dhe në segmentet të ndryshme, por ju sigurojmë se do garantojmë drejtësi.”, thuhet në reagimin e Prokurorisë.

Ditën e sotme, Donald Lu sulmoi hapur prokurorin Adriatik Llalla se ka qenë kundër reformës në drejtësi. Me një mesazh të qartë, Lu pohoi se gjatë procedurës së hedhjes së shortit për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, (KED) Llalla solli vetëm 3 propozime, duke dhunuar sipas tij Kushtetutën, në një kohë kur duhet të sillte një listë me disa emra, të cilët më pas do të përzgjidheshin.

“Prokurori i Përgjithshëm është kundër reformës në drejtësi. Për më shumë se 18 muaj ka folur kundër reformës. Në nëntor dhe dhjetor prokurorët u përpoqën dhe dështuan të sekuestronin serverin e kompjuterëve të ILDKPI, që është thelbësor për Vettingun. Të premten e shkuar, siç kërkohet nga Kushtetuta e re, u hodh shorti për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që do të mbrojnë pavarësinë e gjyqësorit. Shorti u drejtua nga sekretarja e Kuvendit, bazuar në Kushtetutë. Por prokurori i Përgjithshëm solli një liste vetëm me 3 anëtarë. Kushtetua përcaktonte se anëtarët duhet të përzgjidheshin me short, dhe secili solli listat më të gjata për këtë pozicion. Në dallim me to, prokurori i Përgjithshëm zgjodhi vetëm 3 emra, përzgjedhur pa preferencë për të plotësuar 3 poste”, tha ai.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here