Llalla: Donald Lu më bëri presion, po hetojmë edhe ministra për dekriminalizimin

53
Kliko per me shume info

Prokurori i pergjithshem Adriatik Llalla ne studion e emisionit Opinion, sqaroi mbremjen e sotme se letren per presionet e ambasadorit amerikan Donald Lu, ia ka derguar Presidentit Bujar Nishani the kryetarit te Kuvendit Ilir Meta, menjehere pas heqjes se vizave per zyrtaret e larte te drejetsise, perfshi edhe kryeprokurorin.
“Ambasadori Lu foli në një takim ku unë nuk isha i pranishëm. Më njoftuan se kishte bërë këtë deklaratë.

Në zyrën time kemi pasur diskutime për pozicionin e prokurorisë pas reformës në drejtësi”. Llalla tha se ambasadori Lu foli pa praninë e tij dhe të asnjë punonjësi të drejtësisë. Prokurori tha se Lu nuk mund të sillet si drejtues i shtetit, por duhet të mbajë rolin e tij si ambasador.

Kliko per me shume info

“Debati i parë që kemi pasur, ka qenë për Byronë e Hetimit. Kërkohej të bëhej si modeli i sigurimit të shtetit dhe ishte haruar si projekt nga njerëz që kanë qenë në Sigurimin e Shtetit. Ambasadorët zgjodhën këta persona për hartimin e reformës në drejtësi”, tha me tej Llalla.

I pyetur për sekuestrimin e serverit të ILDKPKI, Llalla tha se mediat publikuan raste të deputetëve që kishin marrë pasuri publike pasi ishin zgjedhur në funksion.

Sipas Llallës, prokuroria filloi hetimet dhe kërkoi kqyrjen e serverit, por një gjyqtar e nulloi këtë procedirë. Sipas Llallës, gruaja e gjyqtarit që rrëzoi sekuestron e serverit të ILDKPKI, punon në ambasadën amerikane.

Kryeprokurori Llalla, theksoi se pas deklaratave te ish ministrit Ylli Manjani, prokuroria eshte vene ne leizje dhe ka nisur menjehere hetimet duke regjistruar procedimin penal perkates.

“Ambasadorë të caktuar kanë ardhur në zyrën time dhe më kanë kërkuar që zyrtarë të lartë dhe persona publikë në Shqipëri të arrestohen.

Por këta ambasadorë nuk janë policë gjyqësorë që të sjellin prova. Disa ambasadorë nëse nuk do kishin imunitet, sot do të ishin para drejtësisë”, tha Llalla.
Ai theksoi se kjo ka ndodhur dy vjet me pare dhe ai, ka informuar presidentin e republikes per kete gje.

Llalla theksoi se pas shëprthimeve në zonën e Patos Marinzës, një biznesmen i shkoi në zyrë dhe i kërkoi që hetimet për Bankers të mos vazhdonin.

“Pasi nuk pranova, ky person më tha se të nesërmen do të vinte në zyrë amabsadori amerikan. Cuditërisht, të nesërmen ambasadori kërkoi takim me mua”, tha Llalla.

Ai theksoi se Lu shkoi në zyrë me presidentin e Bankers, dhe kërkoi që prokuroria të pushojë hetimet pasi ngjarja ishte aksidentale.

“Tha se hetimi për këtë rast do dëmtonte investimet e huaja në Shqipëri. Patëm debat dhe mbajtëm qëndrim që prokuroria do vazhdojë hetimet”, tha Llalla.
Llalla tha se prokuroria e Fierit, ka mbyllur dosjen në fjalë. Ai nuk përjashtoi që dosja të jetë mbyllur si pasojë e shantazheve të ambasadorit amerikan.

Sipas Llallës, prokuroria e përgjithshme po e rivlerëson këtë dosje. “Bashkëshortja ime lindi djalë në SHBA në datën 31 dhjetor. Në kohën që mora njoftimin për këtë gjë, nga ambasada me njoftojnë për heqjen e vizës. Ky ishte urimi që Donald Lu më bëri mua për vitin e ri”, tha Llalla.

Ai theksoi se në maj 2016, është detyruar të largojë gruan dhe dy fëmijët nga Shqipëria. Llalla theksoi se në atë periudhë u goditën banda të rrezikshme kriminale dhe ka pasur dyshime për sigurinë e tij.
“Ambasadori i pare qe kontaktova me ndihmoi dhe familja ime eshte ne ate vend nen ruajtjen e forcave te sigurise”, tha Llalla.
Ai beri me dije se femijet u detyruan te nderpresin shkollen ne Shqiperi dhe te shkojne ne nje vend te huaj.

Në lidhje me dekriminalizimin, Llalla tha se qytetarë të shumtë nga brenda e jashtë vendit dërgojnë informacione për dënimet e mëparshme të zyrtarëve të lartë.

“Ka edhe mbi deputetë, edhe ministra, për të cilët po hetohet me dyshimet se mund të kenë qenë të dënuar në të kaluarën”, tha Llalla.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here