Pyetja e Rudinës “nxjerr në shesh” lidhjen e këngëtares shqiptare...

Showbiz

Këngëtarja e njohur Loreta Kaçka, Lori ka qenë e ftuara e radhës në emisionin "Pasdite me Rudinën" në Klan.

Këngëtarja foli për vitet që ka kaluar në Prishtinë, qytetin që tashmë është bërë si shtëpia e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kam gati 15 vjet në Prishtinë. Jam shumë mirë edhe atje, sepse u bë kohë e gjatë edhe në Prishtinë. Kam rrethin tim shoqëror atje dhe ndihem shumë mirë”- tha Lori.

Tani që e gjithë familja e ka kokën të kthyer nga Lori për të rejat në jetën e saj personale, e zënë ngushtë, ajo pranon se kjo “vonesë” ka ardhur për shkak të profesionit, për të cilin i është dashur të bëjë edhe sakrifica të kësaj natyre.

“Kur të vijë njeriu i duhet apo kur ta vendosni?”,-ka qenë pyetja që ka "nxjerrë në shesh" lidhjen e këngëtares.

“Kur ta vendosim…” – përgjigjet ajo duke konfirmuar se ka dikë në jetën e saj. Mirëpo këngëtarja akoma nuk ka vendosur ta bëjnë publike lidhjen e saj.

ME TE LEXUARAT