Lezhë, banorët e fshatit Balldren protestojnë për ujin

Në Lezhë, banorët e Balldrenit kanë protestuar ndaj projektit të ri të Ujësjellësit, për të cilin thonë se nuk mbulon të gjithë zonën me ujë. Banorët ngrenë dhe shqetësimin e dëmtimit të rrugës, nga punimet për projektin e ujësjellësit të ri.
Mësohet se rreth dhjetë persona nga lagjia rrëzë Mali në Balldre të Lezhës kanë dalë në proteste, pasi sipas tyre projekti i ujesjellesit të ri nuk mbulon nevojat e të gjitha familjeve. Ndërkohe shtojnë që dhe rruga është shkatërruar nga këto punime dhe nuk po kthehet në gjendjen e mëparshme.
Banoret e zonës nuk e kanë lejuar firmen që të vijojne punimet pa u zgjidhur problemet që ata shtrojnë.
Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj ka bërë të ditur se edhe nëse nuk është e parashikuar në projekt, Bashkia do shtojë fondin që Ujësjellësi i ri të përfshijë edhe 30 familjet e këtij fshati.
Po sipas Frrokajt investimi nuk do të merret në dorëzim pa u rikthyer rruget në gjendjen e mëparshme siç është e parashikuar në projekt. Për Ujësjellësin e ri të Lezhës ku përfshihen dhe Shëngjini dhe Balldreni janë investuar 12 milion euro nga Qeveria Gjermane.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Rrëfimi tronditës/ Vajza flet për mamanë: Më la mua dhe 3 vëllezërit e mi për të dashurin, më detyron të prostitutoj

Një rrëfim tronditës vjen ditën e sotme nga Fushë-Kruja, ku një nënë ...