Detaji tronditës, ja si u informuan grabitësit për lëvizjen e parave të bankës

Dy “blinda” me para të një banke të nivelit të dytë janë grabitur një ditë më parë në rrugën e Rinasit.

Grabitësit pasi kanë hapur blindat, kanë marrë thasët me para dhe më pas janë shpërndarë. Ata kanë lëvizur për disa kilometra me makinat e përdorura për grabitje, më pas i kanë lënë në një zonë të fshehur dhe për të humbur gjurmët i kanë djegur.

Lidhur me këtë ngjarje janë arrestuar nga Policia e Shtetit gjashtë persona.

Të arrestuar janë Xhelil Metaj, Gentian Dedja, Perparim Logu, Endrit Daçi (i plagosur) dhe Dashamir Balla. Ndërsa mëngjesin e kësaj të premte u arrestua edhe Fatmir Gapi, drejtues teknik i kompanisë private të sigurisë fizike.

Po sot burime të “Shqiptarja” bëjnë me dije se grabitësit kanë pasur akses në emailin e bankës dhe kanë qenë të informuar për të gjitha lëvizjet e programuara. Dyshohet që emaili të jetë hackuar nga autorët ose punonjësit të kenë servirur të dhënat për grabitësit.

Sipas policisë kamerat e dy makinave të sigurisë ishin të fikura, ndërsa GPS nuk ishte te thasët me shumat monetare, sikur është e përcaktuar, por ishte vendosur poshtë sediljes së shoferit.

Policia thekson se nuk është lajmëruar nga Salla Operative e shoqërisë që po transportonte shumën monetare për grabitjen, por se janë nisur drejt vendit të ngjarjes pas njoftimit për të shtëna me armë zjarri, ndërsa rreth 10 minuta pas grabitjes ka kërkuar ndihmë njëri nga punonjësit e firmës private.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Prokurori: 20–vjeçari italian nuk u vra nga shqiptarët…!

Ne ndryshim nga sa u raportua deri më tani nga mediat italiane, ...