Letërkëmbimi zyrtar/ Ja përgjigjia që i kthen Prokuroria Kuvendit

Mes dy institucioneve të vendit, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Kuvendit të Shqipërisë ka pasur një letërkëmbim zyrtar për sa i përket informacioneve shtesë që Kuvendi kishte kërkuar nga organi i akuzës për 3 prokurorët e përzgjedhur nga ky institucion në KED, fill pas akuzave të ambasadorit amerikan Donald Lu për cenimin e frymës së Kushtetutës lidhur me kandidaturat e paraqitura për shortin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, duke propozuar vetëm tre emra për tre vende që duhet të hidheshin me short.

Zbardhet sot letërkëmbimini i plotë mes dy institucioneve, ku ndër të tjera Ilir Meta i kërkon Llallës një qëndrim institucional lidhur me procesin e përzgjedhjes së kandidaturave dhe respektimin e kritereve në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.

Ndërsa më pas edhe institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme i ka dërguar një shkresë të detajuar ku sqaron mënyrën e përzgjedhjes së kandidaturave të paraqitura për shortin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Fill pasi mori përgjigje nga Llalla, Meta doli në një konferencë për shtyp dhe tha se Prokuroria E përgjithshme kishte zbatuar Kushtetuën në përzgjedhjen e anëtarëve të KED.

Ndërkohë sot, pas tensioneve të shkaktuara nga akuzat e ndërsjella mes ambasadorit Donald Lu dhe Prokurorit të Përgjithshëm, vetë Adriatik Llalla ka zhvilluar një takim edhe me Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.
Mësohet se Llalla ka qenë për 30 minuta në zyrën e Metës, disa ditë pas një letre që ai i dërgoi kryetarit të Kuvendit ku shprehte shqetësimin e tij se i ishte mohuar viza amerikane, ndërsa akuzoi ambasadorin Lu se fshihej pas këtij refuzimi. Sakaq, letra u bë publike dje. Po dje, Llalla zhvilloi një takim dhe me presidentin Bujar Nishani, një ditë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Sigurisë, (sot mblidhet) ku kryefjala do të jetë çështja ‘Balili’.

Donald Lu sulmoi hapur prokurorin Adriatik Llalla se ka qenë kundër reformës në drejtësi. Me një mesazh të qartë, Lu pohoi se gjatë procedurës së hedhjes së shortit për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, (KED) Llalla solli vetëm 3 propozime, duke dhunuar sipas tij Kushtetutën, në një kohë kur duhet të sillte një listë me disa emra, të cilët më pas do të përzgjidheshin.

I ashpër ishte dhe reagimi i Prokurorit të Përgjithshëm, në lidhje me këto akuzat, duke i ka cilësuar aspak diplomatike sulmet e Donald Lu, si dhe të përsëritura. Sipas Llallës, ambasadori ka bërë shantazhe dhe presione ndaj këtij institucioni. Kryeprokurori akuzat në drejtim të ambasadorit Lu i vazhdoj edhe dje gjatë mbrëmjes. I ftuar dje në ‘Opinion’, Llallës pohoi se Donald Lu duhet të mbajë vendin e tij si ambasador, ndërsa shkoi edhe më tej kur tha se reformën në drejtësi e kanë bërë ish-sigurimsa./balkanweb/

 

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

One comment

  1. Maqedonia bëri hapin para nesh,denoncoi ambasadorin sorrosjan che kërkoi largimin e tim.Shqipëria gjithmonë e fundit.Kjo ndodh sepse komunistët janë në pushtet dhe në opozitë dhe vartës servilë te Sorrosit.I pari që u revoltua dhe tha të vërtetën është Llalla,edhe ai sepse e goditën sorrosjanët me në krye LuRamën. Le të jetë shkëndija e parë e zjarrit anti komunisto sorrosian për shpëtimin e Shqipërisë nga murtaja 70 vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Grabisin dy pika karburantesh në Vlorë, kërcënuan punonjësit me pistoletë lodër

Dy karburante janë grabitur në Vlorë, një në hyrje të qytetit, tjetri ...