E pyesin se pse i mban lekët ashtu në makinë? Zonjusha nga Tirana habit me përgjigjen

Soft

Menduat se radha për kolaudimin e makinës është problemi më i madh? Epo gaboheni sepse në fakt është thjesht një nga problemet e shumta ku kryeson mitdhënia.

Sot ka shkruar vetë një qytetare në Tiranë teksa ka dërguar tek JOQ, edhe një foto të makinës së saj, ku sigurisht ajo çfarë bie në sy janë lekët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vajza ka treguar se makinën tashmë do ia japë dikujt tjetër për ta çuar në kolaudim bashkë me paratë. E nëse e pyesim se pse vepron kështu ajo thotë: Po e kam makinën në gjendje shumë të keqe e po nuk u dhashë lekë nuk ma bëjnë kolaudimin.

Pra me pak fjalë ajo çfarë ka thënë Rama në lidhje me makina të këtij lloji bie krejtësisht poshtë përpara shumave me lekë.

A po bëjnë krim të dyja palët? Patjetër por, ç'të bësh aty ku shteti është i babëzitur, qytetarët duhet ta “ushqejnë”.

ME TE LEXUARAT