Le Pen paralajmëron: Me mua Presidente, Franca jashtë BE dhe NATO-s!

Kliko per me shume info

Liderja e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen, e ka nisur fushaten presidenciale me deklarata të forta.
Udhëheqësja e Frontit Kombëtar, u zotua të udhëheqë Francën jashtë BE-së dhe NATO-s nëse do të zgjidhet në krye të Elysee.

“Nëse do të jem Presidente, brenda gjashtë muajve do të thërras një referendum për Frexit,” tha ajo gjatë një tubimi në Lion, duke deklaruar se do të braktisë monedhën e përbashkët euro dhe do rikthejë monedhën vendase, frangën.

Kliko per me shume info

“Bashkimi Evropian është një dështim,” shtoi Le Pen. “Bashkimi Evropian të vendos nën kontroll dhe ne duhet të gjejmë një kompromis me Europën për të rifituar sovranitetin,” vazhdoi politikanja franceze.

Qendrim të njëjtë mbajti edhe lidhur me NATO-n. Ajo insistoi për daljen e Francës nga organizata euroatlantike e mbrojtjes dhe sanksionimin në Kushtetutë të pragut minimal prej 2% për buxhetin e ushtrisë.
Ajo tha se synon që brenda 5 viteve të mundësojë që Franca të organizojë vetë mbrojtjen e saj. Në fjalimin e saj zune vend edhe deklaratat kundër terrorizmit dhe islamit radikal.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here