Tronditet kinemaja, filmi "La la Land” me skena të vjedhura?!

Showbiz

Filmi "La la Land” është sërish në qëndër të vëmendjes. Pretendohet se shumë prej skenave të muzikalit të famshëm janë të kopjuara nga filma të tjerë.

Ndërkohë që ka korrur suksese të njëpasnjëshme në kinematë botërore dhe ka triumfuar në konkurse të ndryshme duke fituar çmime të shumta “La La Land” është kthyer në produksionin filmik më të diskutuar.

Këtë herë jo për mirë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një video e publikuar së fundmi në kanalin Vimeo, ka sjellë skenat nga filma të ndryshëm ndër vite duke i krahasuar me ato të “La la land”.

Në këtë video shfaqet në njërin krah filmi “La la land” dhe në krahun tjetër filmi përkatës nga ku mendohet se është marrë ideja e skenës bashkë me titullin e filmit dhe vitin kur ai është publikuar.

Ndoshta bëhet fjalë për një rastësi por ajo që është e sigurt duke parë videon është se ngjashmëria e skenave është e madhe.

Regjizori i filmit Damien Chazelle është ende duke shijuar fitoren e tij si regjizori më i mirë në Directors Guild of America Awards, duke mos dhënë akoma një reagim të tij mbi pretendimet se skenat nuk janë origjinale.

ME TE LEXUARAT