Kuvend, Hetimi për CEZ, Ruçi-Opozitës: S’dini çfarë kërkoni

Aktualitet

ruciii14Kuvendi i Shqipërisë nisi me debate për hetimin ndërkombëtar të cështjes së CEZ. Ka qenë kërkesa e PD për futje me proçedurë të përshpejtuar të këtij pr/ligji.

"Është seanca e tretë parlamentare që ndalet në të njëjtën cështje që ka marrë përgjigje institucionale. Opozita vazhdon që të kërkojë përsëri në kundërshtim me rregulloren. Kjo cështje u diskutua në konferncë e krytarëve, kjo cështje është në rend ditë në fund të seancës dhe cështjen e fundit e kërkoni të parën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bëni sikur kërkoni, por nuk dini se çfarë kërkoni. Ngrihet drejtuesi i grupit parlamentar dhe thotë pse nuk është futur në program, pastaj ngrihet ish-krytarja e kuvendit dhe thotë pse nuk është futur në calendar. Ju nuk dini se cfarë kërkoni jeni të çorganizuar dhe nuk dini cfarë kërkoni.

Një qytetar që më bënte një mesazh me thoshte: ”E di sesi i themi ne këte atyre që ju po bëni në parlament? Cbën moj tote, qep një xhoke.” Ju po qepni një xhoke.

Sot kryesia e kuvendit ka diskutuar për projekt kalendarin, nuk kishte projekt program projekt programi është miratuar, përfundon në datën 5 dhe kërkesa juaj do të ndjekë rrugën e zakonshme, Në datën 5 do të futet në program dhe më pas në Kalendar. Këto  janë rregullat e parlamentarizmit në cdo vend. Ato praktikat parlamentare zonja Topalli i kemi diskutuar bashkë 8 vjet. Je ti që i ke shkelur. Ne ju kemi thënë që do bëjmë gabime të tjera, por jo gabimet tuaja.

Dje KLSH ka kallëzuar në prokurorei Objektin e hetimit tuaj, qeverinë e Edi Ramës. Pra ju po thoni që kërkoni hetim kur hetimi sot prokurori duhet ta fillojë, kush e pengon", tha Ruçi.

 

ME TE LEXUARAT