Kush janë katër të arrestuarit për super-grabitjet e e Qafë – Kasharit

Aktualitet

Te qenit në radhët e Ushtrisë mendohet se ka ndihmuar dy prej të arrestuarve të grabitjes së Qafë – Kasharit për të kryer grabitjen.

Shtetasi Neim Avdulaj, 28 – vjeç, nje nga te arrestuarit, ka lindur në Vlorë dhe jeton në Tiranë. Ai ka shërbyer më herët si ushtar profesionist në Forcat Ushtarake të Zallherrit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Avdulaj ka qenë më parë i ndaluar në Itali për shpërndarje kokaine në vitin 2012, ku gjatë kontrrollit rutinë të policisë lokale u kap në flagrancë me 12 gramë kokainë, të cilën po përpiqej ta shpërndante te klientët në njërin nga lokalet e zonës së Cegias. Avdulaj është i martuar dhe ka një djalë.

Ditjon Memlika, 31 – vjeç, ka shërbyer më herët në Forcat e Armatosura. Memlika ka shërbyer në disa misione paqeruajtëse jashtë vendit, kryesisht në Irak dhe Afganistan, në vitin 2010. Memlika ka qenë pjesë e Forcave Komando të Zallherrit deri para dy viteve. Ai është i martuar dhe ka një fëmijë.

Ernest Kupa, grabitësi i tretë i ndaluar nga policia lidhur me grabitjen e Qafë – Kasharit është biznesmen në Krujë, me lidhje shoqërore me Ilir Kupën, të akuzuar si kreu i “Bandës së Babagjyshëve”.

Fation Xhyriu, personi i katër i arrestuar nga policia, gjatë aksionit “Patriot” është i lindur në Lushnje dhe banues në Tiranë. Ai ka qenë ish –punonjës i Shoqërisë së Sigurisë Fizike “Rogat” dhe është personi që dyshohet se ka dekonspiruar rrugëtimin e autoblindave drejt Rinasit.

ME TE LEXUARAT