Kursi i këmbimit, dollari “në majë”, euro bie në minimumin historik

3
Kliko per me shume info

Bie në nivelin më të ulët për këtë vit, monedha e përbashkët euro, ndërsa forcohet ndjeshëm monedha e gjelbër. Banka e Shqipërisë ne kursin e saj te kembimit njofton se euro këmbehet me 0012 lekë më pak, me 135.43 lekë dhe dollari me 0.62 lekë më shumë me 128.26 lekë. Shkaku kryesor lëvizjet e bursës ndërkombëtare.
Një tjetër rënie të fortë ka pësuar monedha e përbashkët euro ditën e sotme sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në 15 shkurt euro u këmbye me 135.43 lekë ose 0.12 lekë më pak, duke shënuar nivelin më të ulët për këtë vit, ndikuar edhe nga rënia në tregun ndërkombëtar.
Monedha euro e nisi me nivel të ulët vitin 2017 në 135.47 lekë, por jo në mesin e muajit janar arriti në 137.29, ndërsa përgjatë gjithë shkurtit monedha ka rënie të vazhdueshme.
E kundërta ka ndodhur me dollarin amerikan, e cila ka fituar terren me 0.62 lekë duke arritur në kursin e këmbit 128.26 lekë në një kohë kur një javë më parë ishte në 126 lekë, citon oranews. Në bursën ndërkombëtare monedha e përbashkët shënoi zbritje ditën e sotme me 1.05 dollarë, në një kohë kur monedha e gjelbër edhe bursën e huaj është forcuar.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here